Lajme
Mbyllet procedura ndaj policit që ka qëlluar me armë mbi shqiptarin
Për shkak të "situatës së kërcënimit akut" në të cilën është gjetur, veprimi i oficerit të policisë konsiderohet i justifikuar, thotë prokuroria publike e Kreuzlingen-it
Një oficer i policisë ka qëlluar me armë zjarri një të ri shqiptar në stacionin hekurudhor të Kreuzlingen-it, Kantoni Thurgau. Kjo ka ndodhur në fund të janarit të këtij viti. Zyra e prokurorit publik në Kreuzlingen ka mbyllur tani procedurën penale kundër zyrtarit në fjalë, shkruan tagblatt.ch.
Prokuroria ka konstatuar se polici ka shtënë duke qenë në vetëmbrojtje.
Për shkak të “situatës së kërcënimit akut” në të cilën është gjetur, veprimi i oficerit të policisë konsiderohet i justifikuar, transmeton albinfo.ch. Ky është përfundimi i arritur nga prokuroria publike e Kreuzlingen-it.
Operacioni policor kishte ndodhur pasi që i riu shqiptar po ikte nga policia pasi që kjo e fundit donte ta arrestonte atë dhe dy burra të tjerë. Në këtë pozitë, i riu kishte nxjerrë një pistoletë.
Përkundër udhëzimeve nga policia për ta hedhur armën poshtë, ai kishte vazhduar ta mbante pistoletën në drejtim të policit, përcjell albinfo.ch. Pas kësaj, polici ka shtënë me armë në drejtim të të riut, i cili iku përsëri, por u arrestua pak më vonë. Askush nuk ka marrë lëndime.
Shkas për ndërhyrjen e policisë kishte qenë një njoftim se 25 vjeçari kishte kërcënuar me armë një person.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













