Kosova
Më 1 janar 2024 hyn në fuqi liberalizimi i vizave për Kosovën
Komisioni Evropian të mërkurën miratoi Pakon e Zgjerimit 2023, duke ofruar një vlerësim të detajuar të gjendjes dhe progresit të bërë nga shumë shtete, në veçanti edhe për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Me theks të veçantë u ripërsërit nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se më 1 janar 2024 do të hyjë në fuqi liberalizimi i vizave për Kosovën.
Po ashtu, në mbledhjen e KE-së u tha se Kosova mbeti e përkushtuar në rrugën e saj evropiane.
“Vendi vazhdoi të përafrohet plotësisht vullnetarisht me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, duke përfshirë dënimin e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe miratimin e masave kufizuese kundër saj. Periudha raportuese dëshmoi arritje legjislative, duke përfshirë një reformë të rëndësishme zgjedhore. Megjithatë, duhet bërë më shumë punë, duke përfshirë planin e veprimit për reformat në drejtësi. Situata në veri të Kosovës është prekur nga disa kriza, ku e fundit ishte sulmi i dhunshëm kundër policisë së Kosovës më 24 shtator 2023. Në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, teksa është arritur një marrëveshje në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Kosova dhe Serbia ende nuk e kanë filluar zbatimin e detyrimeve të tyre përkatëse, të cilat janë të detyrueshme për palët dhe pjesë kyçe e rrugëve të tyre evropiane”, u tha për Kosovën.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena











