Lajme
Më 12 maj OKB-ja debaton për raportin e Martyt
Në mbledhjen e ardhshme të Këshilli i Sigurimit të OKB-së, që do të mbahet më 12 maj, do të debatohet rreth raportit të senatorit zviceran Dick Marty, ku akuzohet ish-UCK-ja për trafikim të organeve njerëzore në Kosovë gjatë vitit 1999.
Tashmë, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon e ka dërguar deri të Këshilli i Sigurimit kërkesën e Serbisë, që kjo organizatë botërore të udhëheq një hetim për pohimet e raportuesit të posaçëm të Këshillit të Evropës, për tregti me organe njerëzore në Kosovës.
Në njoftimin e OKB-së, thuhet se Ban Ki-moon ka përkrahur një hetim të pavarur për këto pohime.
Po ashtu bëhet e ditur se në raportin e fundit tremujor për Kosovës, për të cilin Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të debatojë të enjten, potencohet se nevojitet një hetim i paanshëm dhe i pavarur për gjoja tregtinë me organe njerëzore në Kosovës, me program të fortë për mbrojtje të dëshmitarëve dhe bashkëpunim të plotë të të gjitha palëve.
Në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurimit do të merr pjesë edhe shefi i diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, si edhe shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë,... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











