E-Diaspora
Koncert i madh me moton “Skënderbeu na bashkon”
Më 13 prill, të shtunën, mbahet koncerti me nismën e shoqatës “Hora e Skënderbeut” dedikuar vendosjes së shtatores së Skënderbeut në Horën e Arbëreshëve
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2024/03/skenderbeu-koncert-279x396.jpg)
Këtë të shtunë, më 13 prill 2024, në Lucern të Zvicrës do të mbahet një koncert i madh në mbështetje të projektit për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Horën e Arbëreshëve në Sicili.
Shtatorja e Skënderbeut do të vendoset në Horën e e Arbëreshëvet në Sicili më 30 gusht 2024 dhe është një dhuratë e mërgimtarëve shqiptarë për arbëreshët, në shenjë mirënjohje për ruajtjen e kulturës, gjuhës e traditës arbërore për më shumë se pesë shekuj.
Shtatorja madhështore e Skënderbeut është vepër artistike e skulptorit nga Prishtina, Gëzim Muriqi.
Ky koncert po mbahet me nismën e shoqatës “Hora e Skënderbeut”, e cila njëkohësisht është edhe bartëse e nismës për vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Horën e Arbëreshëve. Kësaj nisme i janë bashkuar 16 shoqata e ansamble nga të gjitha anët e Zvicrës.
Do të shfaqet një program i pasur kulturor me këngë e valle si dhe ka të ftuar special të kësaj mbrëmje.
Mjetet e grumbulluara nga biletat hyrëse dhe donacionet e tjera do të dedikohen për projektin e vendosjes së shtatores së Skënderbeut në Horën e Arbëreshëve.
Më 13 prill 2024, nga ora 18:00, do të hapen dyert e do të jepet një koktej rasti, ndërkaq koncerti fillon në orën 19:00.
Koncerti mbahet në këtë adresë:
PILATUSSAAL, Stadtplatz 1
6010 Kriens (Luzern)
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit13 Prill 2024
- Ora18:00
- LokacioniKriens (Luzern)
- Data e përfundimit22 Mars 2024 - 21:00
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n