Lajme
Më 2 mars nënshkruhen marrëveshjet e reja mes Zvicrës dhe BE-së
Bernë dhe Bruksel finalizojnë paketën Bilateral III, duke hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes Zvicrës dhe Bashkimit Evropian
Zvicra dhe Bashkimi Evropian do të nënshkruajnë më 2 mars marrëveshjet e mbetura të paketës së re Zvicër–BE, e njohur si Bilateral III, përcjell albinfo.ch.
Sipas një njoftimi për media të publikuar të mërkurën nga Këshilli Federal, ceremonia e nënshkrimit do të zhvillohet në Bruksel, ku palët do të formalizojnë marrëveshjet dhe protokollet përkatëse, si dhe një deklaratë të përbashkët për krijimin e një dialogu të nivelit të lartë mes Zvicrës dhe BE-së.
Ky hap vjen pas nënshkrimit, më 10 nëntor 2025, të Marrëveshjes për Pjesëmarrjen e Zvicrës në Programet e Bashkimit Evropian (EUPA), e cila përbën fazën e hershme të paketës Bilateral III dhe u firmos mes Bernë dhe Brukselit.
Në ceremoninë e së hënës, Zvicra do të përfaqësohet nga presidenti Guy Parmelin, ndërsa në emër të Bashkimit Evropian do të marrë pjesë Ursula von der Leyen, presidente e Komisioni Evropian.
Nënshkrimi i kësaj pakete konsiderohet një hap kyç drejt forcimit të marrëdhënieve institucionale dhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Zvicrës dhe Bashkimit Evropian në fusha strategjike.
E-Diaspora
-
Varshavë
Filharmonia e Kosovës mban sonte koncertin “Kosova18” në Varshavë Pas koncertit, Arben Llapashtica prezanton ekspozitën me 18 fotografi për 18 vitet e shtetit... -
Cyrih
Ankandi bamirës i pikturave në Cyrih mbledh fonde për gratë e prekura nga kanceri i gjirit -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Poloni
Adelina Paloja performon si soliste në Sallën e Madhe të Universitetit të Muzikës “Fryderyk Chopin” në Varshavë -
Vjenë
Shfaqet në Vjenë filmi shqiptar „Man of House“
Jeta në Zvicër
-
Punësimi vazhdon të rritet në Zvicër, por vetëm pak Në tremujorin e katërt të vitit 2025, raporton Zyra Federale e Statistikave, punësimi i përgjithshëm në... -
Shefi i WEF jep dorëheqjen për shkak të lidhjeve me Epstein -
8 spitale zvicerane midis 250 spitaleve më të mira në botë -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Zvicër: Ideja e fondit për klimën pritet të refuzohet












