Shkurt.ch
Më 2045, Zvicra do të shtohet në rreth 10 milionë njerëz
Në kantonet e Fribourg, Vaud, Thurgau, Aargau, Valais dhe Cyrih popullsia do të rritet me më shumë se një të katërtën. Arsyeja është emigracioni.
Zvicra po rritet. Popullsia do të rritet deri më 2045 në të gjitha kantonet, përveç në Urit, ku numri i banorëve do të mbetet relativisht i qëndrueshëm. Shfaqja e skenarëve të rinj për zhvillimin e popullsisë vjen nga Zyra Federale e Statistikave, shkruan 20min, përcjell albinfo.ch. Sipas këtij skenari, në Zvicër do të jetojnë më 2045 rreth 10.176.124 njerëz. Sipas skenarit më të lartë, edhe më shumë se 11 milionë njerëz. Megjithatë, në vitin 2011 Zyra e Statistikave kishte parashikuar një numër banorësh prej 8.9 milionë në vitin 2060.
Normat më të larta të rritjes parashikohen në periudhën 2015-2045 në kantonet: Fribourg, Vaud, Thurgau, Aargau, Valais dhe Cyrih.
Popullsia e këtyre kantoneve pritet të rritet me më shumë se 25 për qind. Popullsia e kantonit të Cyrihut do të rritet nga 1.5 deri në 1.8 milionë njerëz deri më 2045. Pjesa e tyre në popullsinë e përgjithshme të Zvicrës, në këtë mënyrë, do të rritet nga 17, 6 për 18.1 për qind.
Kjo rritje parashikohet nga “emigracioni i të rinjve nga kantonet e tjera apo nga jashtë, nga ana tjetër, këtë rritje do ta sigurojë norma relativisht e lartë e lindjeve”.
Dyfish pensionistë
Në 30 vjetët e ardhshme popullsia do të vazhdojë të rritet me shpejtësi në moshën e daljes në pension në të gjitha kantonet. Ajo pritet të rritet mbi 50 për qind në pothuajse të gjitha kantonet. Në kantonet e Schwyz, Fribourg, Thurgau, Obwalden dhe Aargau parashikojnë një dyfishim të numrit të personave të moshës 65 vjet dhe mbi.
Shkaku kryesor i një “rritjeje të paparë të popullsisë së pensionuar” në ato kantone është numri i madh i banorëve të përhershëm në Zvicër, të cilët arrijnë moshën e pensionit në dekadat e ardhshme. Një tjetër shkak është emigracioni nga kantonet e tjera ose nga jashtë nga persona të cilët më në fund vendosen me familjen e tyre në këto kantone, ku ata janë të vjetër.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër













