Lajme
Më 4 mars, gala mbrëmje në Uster, paraqiten 3 shqiptarë
Një super gala e boksit profesionist në USTER të Zvicrës
Mësohet se më 4 mars në Uster të Zvicrës do të zhvillohet një event i madh i boksit profesionist, ku në ring do të paraqiten edhe tre boksierë shqiptarë me prejardhje nga Kosova, por që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, si Ramadan Hiseni, Denis Dauti e Alfred Kqira, shkruan albinfo.ch.
Promotor i eventetit është një kampion i dikurshëm në sportin e kikboksit dhe boksit, Florian Gelev, i cili njëkohësisht është edhe menaxher dhe promotor i këtyre boksierëve shqiptarë, kurse matchmaker apo ndërmjetësueses i përballjeve është tanimë një emër i njohur në boksin profesionist, Avdyl Salihu. Sipas Gelev, kjo mbrëmje do të jetë shumë tërheqëses, sepse përveç se do të ketë disa ndeshje në boksin amator, do të jenë edhe tri ndeshje profesionale, andaj fton publikun që të jenë aty dhe t’i mbështesë boksierët shqiptarë, pasi ata do përballen me kundërshtarë mjaft kualitativë. Ramadan Hiseni, i cili do jetë ndeshja kryesore, do të ndeshet me një boksier të fuqishëm, i cili vjen nga Spanja dhe ka qenë disa herë kampion i Spanjës, Jorge Vallejo (11.7.1), kurse Dennis Dauti do të përballet me çekun Vladislav Baranov (7.11.0) dhe në fund Kqira do të përballet me gjeorgjianin Nika Nakashidze (7.14.1). Ndryshe, Gelev njofton se për shkak të masave anti-Covid është lejuar që ky event të ndiqet maksimalisht nga 500 persona, andaj të gjithë ata që dëshirojnë të jenë në këtë gala mbrëmje, mund ta rezervojnë në: http://www.tipo.ch/boxing
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













