Lajme
Me 40 kilogram drogë në supe, mësyn kufirin ilegalisht
I dyshuari e kishte hedhur në tokë ngarkesën dhe ka filluar të ikë në drejtim të pjesës malore, mirëpo policia iu kishte lëshuar pas, dhe kishte arritur ta arrestojë
Policia e Kosovës konfiskoi sot një sasi të konsiderueshme të drogës, rreth 40 kilogramë në pikëkalimin kufitarë të Vermicës që ndanë Kosovën me Shqipërinë. Drogën po e barte një shtetas i Shqipërisë, i cili me 40 kilogramë në supe po tentonte të kaloj ilegalisht në Kosovë.
Sipas një njoftimi lëshuar nga Policia e Kosovës, personi është arrestuar nën dyshimin e bazuar për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”. Droga, sipas Policisë është e llojit marshuan (kanabis-sativa) që prodhohet në shtetin shqiptar.
“Njësia patrulluese kufitare e Policisë së Kosovës derisa ishte me detyrë zyrtarë në pikë vëzhgimi, afër bregut të liqenit ka vërejtur një person duke lëvizur në këmbë nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Republikës së Kosovës, duke shfrytëzuar rrugën afër bregut të liqenit. Personi i dyshuar (1977) është vërejtur se posedonte (të ngarkuara) me vete disa qese të dyshuara prej najloni dhe me të vërejtur këtë njësia Policore ka ndërmarrë veprime për arrestimin e tij”, thuhet në njoftim.
I dyshuari, sipas Policisë, ngarkesën e tij të cilën e posedonte me vete e ka hedhur në tokë, dhe ka filluar të ikë në drejtim të pjesës malore, mirëpo policia iu kishte lëshuar pas dhe kishte arritur ta arrestojë.
Gjate kontrollit dhe verifikimit të thasëve janë vërejtur gjashtëdhjetë (60) paketime të mbështjella të dyshuara me lëndë narkotike e llojit marihuanë. Pesha totale e substancës së dyshuar arrin rreth 40 kilogramë. Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar, sipas Policisë, dërgohet në mbajtje për 48 orë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla









