Kosova
Më 7 gusht, OVL-UÇK organizon protestë kundër Gjykatës Speciale
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar organizimin e një proteste kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht.
Përmes një konference për media, udhëheqës të organizatës kanë kritikuar ashpër punën e Dhomave të Specializuara në Hagë teksa e kanë cilësuar këtë gjykatë si të njëanshme dhe me qëllim të deformimit të luftës çlirimtare të UÇK-së.
“Gjykata Speciale po shërben si mekanizëm për njollosjen e luftës sonë të drejtë dhe përbaltjen e figurave kryesore të saj”, u njoftua në konferencë, transmeton albinfo.ch.
OVL-UÇK tha se protesta do të jetë paqësore dhe ka për qëllim të kundërshtojë padrejtësitë që, sipas tyre, po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së, të cilët tashmë po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër Një gjykatë tani ka urdhëruar që sipërmarrësja të mbahet në paraburgim, e dyshuar për delikte financiare... -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg











