Lajme
Me 80 mijë franga në këmbimore, paditet për fajde
Një tetovar kishte shkuar në këmbimore për t’i ndërruar 80 mijë franga në euro, por kishte marrë padinë për fajde
Një qytetar nga rajoni i Tetovës në Maqedoni kishte shkuar në këmbimore për t’i ndërruar 80 mijë franga në euro, por kishte marrë padinë për fajde nga drejtësia maqedonase. Rasti kishte ndodhur në fshatin Pallaticë, kur një qytetar nga fshati Strimica kishte shkuar për t’i ndërruar paratë.
Fshatari i Strimicës me inicialet N.E (50) dhe një shoqërues A.E (77), në janar 2015, kishin shkuar në Pallaticë në këmbimorën e F.N për t’i këmbyer 80 mijë frangat. Por pasi që ishte shumë e madhe, F.N iu kishte thënë se duhet të preion disa ditë sespe nuk ka shumë kaq të madhe të eurove, pas çka N.E ka rënë dakord dhe i ka lënë paratë në këmbimore.
Pas kësaj, N.E disa herë ka qenë në këmbimore për të cilën ka marrë të njëjtën përgjigje, deri në prill 2015, kur F.N. i dha N.E 20.000 euro, dhe për pjesën tjetër atij i është thënë se do t’i japë atij për një kohë të shkurtër, njofton TetovaSot.
Pasi kjo nuk është bërë, i padituri e ka dërguar F.N te avokati që e detyroi atë që të nënshkruajë një deklaratë në të cilën nëse nuk i kthehet borxhi i mbetur prej 60 mijë eurosh deri më 1 dhjetor 2015, ai do të paguajë kamatë prej 400 eurove.
Pas kësaj, edhe pse ishte nënshkruar deklarata, F.N nuk ia ka paguar paratë brenda kësaj periudhe, dhe 3 shkurt 2016, fshatari i Strimicës e ka dërguar çështjen te një avokat tjetër, për të bërë një deklaratë të re, por këtë herë ishte pa kamatë. Sipas kësaj deklarate pronari i këmbimores duhet t’ia kthej borxhin e mbetur deri në 3 prill të 2016.
Por, kjo nuk është e tëra, sepse qytetari që ia kishte lënë paratë në këmbimore ka përfunduar në Gjykatë si fajdexhi.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme











