Kosovë
Me albinfo.ch, LIVE: Zbulojmë bashkë ofertat turistike të Kosovës
Platforma mediale albinfo.ch online&print organizon drejtpërdrejt, më 24 qershor, të enjten, nga ora 19, një prezantim ekskluziv me specialistë të turizmit në Kosovë
Pushimet verore po afrohen. Përveç destinacioneve tashmë të njohura turistike, në Kosovë ka edhe mjaft vende dhe atraksione turistike që duhen vizituar gjithsesi.
Janë vende ku ju presin eksperienca të jashtëzakonshme gjatë pushimeve.
Për t`i bërë më të njohura këto vende dhe potencialin turistik që disponojnë ato, platforma mediale albinfo.ch online&print organizon drejtpërdrejt, më 24 qershor, të enjten, nga ora 19, një prezantim ekskluziv me specialistë të turizmit në Kosovë. Me këtë rast ata do të përgjigjen për gjithçka lidhur me ofertat turistike që ofron këtë verë Kosova.
Bashkëbiseduesit tanë do të jenë: Baki Hoti, kryetar i Unionit të Turizmit, Ardall Celina – platforma Kosovapass dhe Viryt Gacaferri – Merimanga.
Debatin e moderon Sevdail Tahiri nga albinfo.ch dhe Blerina Batusha-Xërxa nga Swisscontact.
Në këtë debat marrin pjesë organizata, biznesmenë nga diaspora etj. Pjesëmarrja nuk është e kufizuar.
Takohemi më 24 qershor 2021, nga ora 19:00 – 20:00.
Join Zoom Meeting
https://zoom.us/j/91724849363?pwd=WVdTVnpmMjd6M1liMzUvcTFaYVU5UT09
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












