Kosova
Me dy muaj vonesë arrin vaksina kundër gripit sezonal në Kosovë
Ka arritur vaksina kundër gripit sezonal, ku kosovarët do të kenë në dispozicion që nga tash
Është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) se në Kosovë ka arritur sot vaksina kundër gripit për kosovarët.
Realisht, kjo vaksinë do të duhej të ishte nga muaji tetor, mirëpo këtë vit ishte me dy muaj vonesë krahasuar me vitin e kaluar.
Vaksinat, sipas Ministrisë, kanë arritur sot në Kosovë, ndërkohë që shpërndarja e tyre pritet të fillojë nga dita e hënë e javës së ardhshme.
Kujtojmë se në vitin e kaluar, sipas një njoftimi të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), vaksinat kishin filluar të shpërndaheshin më 5 tetor, ka shkruar koha.net
“Ju duhet të merrni një vaksinë kundër gripit përpara se viruset e gripit të fillojnë të përhapen në komunitetin tuaj, pasi duhen rreth dy javë pas vaksinimit që antitrupat të zhvillohen në trupa dhe të sigurojnë mbrojtje nga gripi. Bëni plane për t’u vaksinuar në fillim të vjeshtës, përpara se të fillojë sezoni i gripit. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon që njerëzit të marrin një vaksinë kundër gripit deri në fund të tetorit”, thuhet në një dokument të publikuar të kësaj Qendre, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













