Jeta në Zvicër
Me librezë, kundër punës në të zezë
Punëtorët do të pajisen me një librezë ku mund të shihet shumë shpejtë nëse punëtori i caktuar e ka sigurimin social ose jo
Puna „në të zezë“ që sa vjen po bëhet dukuri më e shpeshtë është duke i shkaktuar telashe të mëdha autoriteteve kompetente të shtetit në Zvicër. Si e tillë, asaj i është shpallur luftë dhe kjo temë është në vazhdimësi aktuale në medie.
Një zgjidhje interesante në drejtim të luftimit të punës informale (në të zezë) e ka ofruar Federata e Ndërtimtarëve të Kantonit Vaud. Ajo ka vendosur që të gjithë punëtorët e ndërtimit t`i pajisë me nga një librezë ose leje identifikimi. Në atë librezë mund të shihet shumë shpejtë nëse punëtori i caktuar e ka sigurimin social ose jo.
Siç e thotë federata e përmendur, një librezë e tillë do t`u hyjë në punë autoriteteve që bëjnë kontrollimin e nëpër kantiere por edhe arkitektëve dhe punëdhënësve në ndërtimtari. Ky model pritet të përhapet në Zvicrën frankofone dhe të dëshmohet në praktikë.
Libreza është e pajisur me një fotografi të punëtorit dhe me një kod. Përmes skanerit mund të vërtetohet nëse punëtori i caktuar është i paraqitur sipas rregullave dhe nëse punëdhënësi i tij është duke i paguar kontributet sociale.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale












