Shkurt.ch
Më lirë në Zvicër
Nëse krahasoni mirë çmimet e produkteve ushqimore, nuk do të shkoni për të bërë „shoping“ në Gjermani apo në Francë. Më shumë se 500 produkte janë më të lira në Zvicër
Në portalin www.weissepreise.ch janë krahasuar çmimet e produkteve në Zvicër me produktet jashtë vendit. Sipas këtij portali, aktualisht figurojnë rreth 500 produkte në Zvicër që janë dukshëm më të lira sesa në Gjermani.
Në krahasimet që janë bërë del se sheqeri është 27,5% më i lirë në Zvicër se në Gjermani, majonezët 40.5%, qepët e kuqe 22.7%, qumështi organik 58.8%, uji „Evian“ 6 x 1.5 l, në Zvicër është 77 për qind më lirë se në Gjermani, etj.
Prapa portalit „weissepreise.ch“ qëndron „Handel Schweiz“, një organizatë ombrellë, e cila përfshin më shumë se 3700 kompani në Zvicër.
Kaspar Engeli nga „Handel Schweiz“ tha për Blick se Zvicra është një ishull me çmime të larta.
„Ne jemi duke luftuar që të vlerësojmë vetë çmimet. Së fundi, ne kemi futur edhe një standard më të lartë të jetesës, kemi një arsim më të mirë dhe për këtë arsye pagat janë më të larta“, thotë Engeli.
Por, sipas tij, çmimet kanë rënë, ndërsa cilësia është rritur. Kjo hapje e tregut do të jetë e rëndësishme për produktet e tjera.
Shefi i Migrosit në Zvicër, Herbert Bolliger, shpreson se për shkak të skandaleve me produktet ushqimore në Gjermani do të kthehen sërish konsumatorët në Zvicër
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











