Financa

Më mirë qiramarrës apo pronar në Zvicër?

Shumica e qytetarëve në Zvicër banojnë me qira dhe vetëm 43.8 për qind janë pronarë të banesave apo shtëpive të tyre. Mirëpo, vitet e fundit situata po ndryshon në favor të atyre që bëhen pronarë

Mesatarisht 70.9 për qind e qytetarëve të Bashkimit Evropian (BE) kanë pasuri të patundshme. Nga ana tjetër, Zvicra është vendi ku më pak se 50 për qind e qytetarëve kanë shtëpitë e tyre, shkruan albinfo.ch.

Sipas të dhënave më të fundit nga “Eurostat”, shumica e njerëzve në Zvicër jetojnë në një apartament me qira, dhe vetëm 43.8 për qind kanë pronën e tyre.

Në mënyrë të konsiderueshme nën mesataren evropiane janë Gjermania (53.4 për qind) dhe Austria (57.5 për qind), ndërsa Italia (72.9 për qind) dhe Spanja (82.7 për qind) janë në pozita më të larta.

Por, ekspertët thonë se në Zvicër kjo tendencë po ndryshon me shpejtësi. Sipas ekspertit shqiptaro-zviceran për patundshmëri, Mefail Fida, nga kompania e patundshmërive “Emperio” në Geroldswil të Cyrihut, janë disa faktorë që po ndryshojnë statistikat në favor të pronarëve në Zvicër.

Mefail Fida

«Politika e hipotekave me interes të ulët ka ndikuar që edhe të huajt, të cilët jetojnë këtu, e të cilët më herët kanë investuar paratë e tyre jashtë Zvicrës, të investojnë për shtëpi dhe banesa, duke kontribuar kështu edhe në rritjen e ekonomisë. E gjithë kjo ka funksionuar mirë dhe vitet e fundit ështe shtuar shumë interesi për blerjen e pronava në shtetin helvetik», thotë M. Fida.

Sa u përket procedurave të blerjes, «financimi shkon zakonisht në 80 % që i siguron banka dhe 20% nga xhepi i atyre që janë të interesuar të blejnë një shtëpi apo banesë. Sa i përket 20-përqindëshit, gjysma e kësaj shume mund të sigurohet nga arkat e pensionimit (Pensionskasse)», tregon eksperti shqiptar i patundshmërive

Kamatat hipotekare janë në nivelin më të ulët në historinë e patundshmërive

«Për momentin, hipoteka e ashtuquajtur «libor» është nën 1 % dhe fikse, maksimalisht shkon deri 1.5%», thekson Fida.

Banka Nacionale e Zvicrës ka paralajmëruar se nuk do të rriten kamatat, mirëpo nga Banka Qendrore e Evropës kanë thënë të kundërtën, se do ketë rritjet të interesit, por në minimum.

Nëse do të ketë rritje në Evropë, mendohet se do t’i bashkëngjitet edhe Zvicra.

Përgjigjja për pyetjen nëse ndërtimi po bën bum në Zvicër, dhe se shumica e apartamenteve dedikohen të jepen me qira, ështe shumë e thjeshtë: «Nëse mbani kapitalin në bankë, paguani interesin negativ, kurse në patundshmëri fiton për paranë fitim (3 deri 5 % në vit) dhe plus ke kapitalin e investuar në një treg që njihet si i sigurt dhe me tendencë të rritjes së vlerës», thekson Fida.

(KEYSTONE/Christian Beutler)

Çfarë çmimesh sillen në treg të patundshmërive?

“Nëse fflasim për metropolet, si Cyrihu dhe qytetet e mëdha, si Berna, Bazeli dhe Gjeneva, çmimet janë më të larta në krahasim me kantonet e tjera. Një metër katror (m2) shkon prej 5000 deri 15000 franga. Përkundrazi, interesi bankar është përafërsisht gjithandej i njëjtë. Për momentin industria e patundshmërive po bën ‘boom’ dhe pritet që edhe gjatë vjetëve të ardhshme të vazhdojë ky trend i mirë”, përfundo Mefail Fida.

(KEYSTONE/Christian Beutler)

Rekord i ri në Zvicër: 72 294 banesa dhe shtëpi janë të lira

Nga ana tjetër, numri i banesave dhe shtëpive të lira, pa banorë, në Zvicër, ka arritur një rritje rekorde. Kjo konstatohet në statistikat e banesave të zbrazëta të publikuara ditëve të fundit. Më konkretisht, shifrat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) flasin me një gjuhë të qartë: gjithsej 72.294 banesa dhe shtëpi janë të lira në Zvicër nga data e referencës, më 1 qershor 2018. Kjo është për 8020 banesa më shumë se në vitin paraprak, që korrespondon me një rritje prej rreth 13 për qind.

Që nga viti 2010 shifra e banesave të lira është në rritje të vazhdueshme. Ajo tregon qëndrimin e përqindjes ndërmjet numrit të banesave të lira dhe stokut të banesave. Nga 0,9 për qind në vitin 2010, shifra sot është 1.6 për qind. Në vitet e fundit rritja është përshpejtuar. Për herë të parë në më shumë se 15 vjet, shifra e banesave të lira gjithashtu është rritur në Zvicrën Lindore (2.08 për qind) dhe në Tiçino (2.02 për qind) në mbi dy për qind.

Rritja ishte më e lartë në Tiçino (+ 0.43 për qind), e ndjekur nga Zvicra Veriperëndimore (+ 0.26 për qind). Rritja më e dobët u regjistrua në rajonin më të gjerë të Cyrihut (+ 0.09 për qind).

Në krahasimin mes kantoneve, kantoni i Solothurnit qëndron në vendin e parë: Me 2.98 për qind, shkalla e banesave të lira këtu është më e larta, shkruan albinfo.ch. Vendet e dyta dhe të treta ndiqen nga kantonet e Aargaut (2.65 për qind) dhe Jura (2.56 për qind). Shkalla e ulët e banesave të lira prej 0.44 për qind, si në vitin e kaluar, mbetet në kantonin e Zugut.

Me 7,192, numri i shtëpive të pabanuara është rritur me 7 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Numri i shtëpive të reja të pabanuara gjithashtu është rritur: Më shumë se 10.000 të tilla kanë qenë të lira më 1 qershor. Përveç kësaj, një total prej 59.724 banesave me qira kanë qenë të pabanuara, 13 për qind më shumë se në vitin e kaluar. Sa u përket banesave personale, numri është rritur deri 9 për qind.

(KEYSTONE/Gaetan Bally)

A duhet të vazhdojmë të jetojmë si qiramarrës apo pronar, flasin ekspertët financiarë:

Avantazhet e një pronari të një patundshmërie në Zvicër:

– Pa qira

– Në ​​vende të mira (në qytete) pritet të rritet në vlerë,

– Një vlerë praktike, përveç parave apo letrave me vlerë: mund të banoni në të,

-Nëse prona paguhet para moshës së daljes në pension, atëherë mund ta llogaritni si vlerë e pensionit,

Keystone

Disavantazhet e një pronari të një pasurie të patundshme në Zvicër:

Në rastin e një ndryshimi të jetës (ndryshimi i vendbanimit apo ndryshimi i punës), nuk mund të tërhiqet me një njoftim të shkurtër, kur bëhet fjalë për me qira, kjo është e mundur në një njoftim të shkurtër.

– me qira, qiramarrësi nuk duhet të paguajë për rinovime, kur blihet duhet të paguani personalisht.

Qiramarrësit dhe blerësit nuk mund të zgjedhin fqinjtë, megjithatë qiramarrësit kanë mundësi të vendosen më shpejt.

-Vlera personale me qira do të tatimohet si të ardhura (ende)

(KEYSTONE/Steffen Schmidt)

Përfundimisht, më mirë të jesh qiramarrës, apo pronar i një shtëpie?

Pra qiramarrësi:

– çdo muaj, mbeten pak para,

– pak kapital personal për një pronë,

– ndryshon shpesh vendbanimin e tij.

Blerësi:

– financiarisht qëndron në këmbë të sigurta,

– mund të paguajë kredi më afatgjatë,

– mezi ndryshon vendbanimin e tij,

-mund të mbajë edhe shpenzime të papritura, p.sh. riparime, shërbime, etj.

Përfundim:

Blerja e një prone me norma interesi të ulëta shpesh mund të jetë financiarisht e dobishme, edhe nëse çmimet e blerjes rriten në shumë rajone.

Parakushtet janë një strategji e mirë financimi dhe një vend i mirë i objektit.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI