Shkurt.ch
Me ndihma sociale në Zvicër kishte blerë tri shtëpi
Çifti është dënuar për mashtrim, sepse shtëpitë e blera nuk janë raportuar te autoritetet zvicerane përkatëse
Një çift në Bosnjë e Hercegovinë është shpallur fajtor nga një gjykatë në Lucern të Zvicrës, sepse nga viti 2008 deri në vitin 2013 kishin tërhequr 140.000 franga ndihma sociale, duke mos raportuar se në të njëjtën periudhë në Bosnjë kishin blerë tri shtëpi.
Mediat zvicerane kanë raportuar se çifti është dënuar për mashtrim, sepse shtëpitë e blera nuk janë raportuar te autoritetet zvicerane përkatëse, ku bashkëshortët kanë marrë ndihmë financiare, që sipas ligjeve zvicerane është dashur domosdoshmërisht për ta bërë, përcjell albinfo.ch
Gjykata, sipas raporteve të mediave gjeti se të paktën një nga tre shtëpitë në realitet ishte në emër të tyre, gjë që rezultoi në 14,400 franga dhe ishin dënuar me dy vjet me kusht. Çifti nuk e apeloi aktgjykimin në Gjykatën kantonale.
Mashtrimi u zbulua rastësisht kur një punonjës social shkoi për të vizituar familjen në vendin e banimit në qytetin e Emmenit pranë Luzernit.
Çifti nuk ishte në shtëpi, por dera e punonjësit social u hap nga djali i tyre. Ai tha se prindërit e tij janë në shtëpinë e tyre në BiH dhe se brenda një ose dy javësh ata do të kthehen. Më pas ai tregoi fotot e prindërve të tij në BiH, sipas mediave zvicerane, përcjell tutje albinfo.ch.
Kur deklarata e djalit u paraqiten në gjykatë, prindërit e mbrojtën djalin duke mos ditur se për çfarë po fliste për shkak të një sëmundjeje mendore. Burri dhe gruaja vazhdimisht mohuan posedimin e pronës në BiH, por në fund, të shtyrë nga prova ata pranuan se kishin blerë tre shtëpi nga 2003 në 2006.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











