Lajme
Më pak vdekje perinatale në Kosovë
Vdekshmëria e foshnjave në Kosovë në vitin 2000 ka qenë 29 vdekje në 1 mijë lindje, ndërsa 14 vjet pas (2014) shifrat kanë rënë në 10 vdekje
Vdekja perinatale ka shënuar një rënie të dukshme në Kosovë gjatë viteve të fundit, ndërsa ka një përmirësim të theksuar të shëndetit të nënës dhe fëmijës. Kështu është thënë të mërkurën në takimin e tetë të Komitetit Drejtues të Programit të Përbashkët të Agjencive (KDPPA).
Ky takim u drejtua nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Gani Shabani, ku pjesëmarrës ishte shefi i Ambasadës së Luksemburgut në Prishtinë, Pierre Weber dhe përfaqësues ndërkombëtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), UNICEF dhe UNFPA.
Shabani tha se kur në takime raportohen aktivitete të zhvilluara me rezultate pozitive, dëshmohet se vetëm me angazhim dhe bashkëpunim mund të arrijmë rezultatet evidente, citon KP.
“Na gëzon fakti se ka trende të përmirësimit të shëndetit të nënës dhe fëmijës, sidomos në uljen e vdekshmërisë perinatale (sipas rezultateve preliminare të raportit 2014 të KDPPA-së), vdekshmëria ka shënuar rënie, dhe se aktivitet që janë zhvilluar në kuadër të Komitetit kanë vend meritor”, tha sekretari Shabani.
Në takim, ndër të tjera u miratua Raporti për vitin 2014 dhe Plani i veprimit të Programit të Përbashkët të Agjencive (Partneriteti për Përmirësimin e Gruas dhe Fëmijës në Kosovë), për vitin 2015
Ndryshe shkalla e vdekshmërisë se foshnjave në Kosovë në vitin 2000 ka qenë 29 vdekje në 1 mijë lindje, derisa 15 vjet pas, vdekshmëria ka rënë në gati 10 vdekje në 1 mijë lindje, bëjnë të ditur zyrtarët shëndetësorë. Sipas statistikave të MSH-së në institucionet publike dhe private brenda një viti kanë lindur më shumë se 27 mijë fëmijë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












