Bota
Më shumë azilkërkues shqiptarë se sirianë në Gjermani
Gazeta gjermane “Die Welt” nëpërmes një grafikoni me 13 fajket sjell një pasqyrë të numrit të refugjatëve në Gjermani. Siç figuron në grafikonin e „Die Wlet“, numri i azilkërkuesve për vitin 2015 ka tejkaluar çdo vit. Ndërsa nëse llogariten bashkë azilkërkuesit nga Kosova dhe Shqipëria del të jetë pothuajse dy herë më i madh numri i tyre se i sirianëve, përcjell albinfo.ch.
Sipas “Die Welt”, shumica e refugjatëve vijnë nga Siria, me 20.3%. Pastaj vijnë ata nga Kosova, Shqipëria e Serbia me 17.9%; 13.6% dhe 6.3%.
Numri më i madh i azilkërkuesve thuhet të jenë myslimanë, 126.534, pastajnë figurojnë të krishterët rreth 50 mijë dhe hindusët 2360 persona.
Një tjetër fakt interesant është se më shumë se gjysma e azilkërkuesve në Gjermani janë më të rinj se 25 vjeç.
Në përllogaritjet e “Die Welt” del se azilkërkuesit në Gjermani duhet të presin deri 5 muaj për përgjigje nga autoritetet.
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali, ra nga skela në Modena... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person














