Shkurt.ch
Më shumë firma zvicerane deklarojnë falimentimin
Numri i kompanive zvicerane që deklaronin falimentimin e tyre u rrit përsëri paksa në 2018 në 4,813. Ndërtimi, tregëtia dhe hotelieri ishin sektorët më të prekur.
Në përgjithësi ka pasur një rritje të falimentimeve prej 2% në vitin 2017. Vetëm në dhjetor 2018 ishte raportuar për 450 falimentime, edhe pse kjo ishte 5% më pak se një vit më parë.
Vetëm dy rajone regjistrojnë një rënie në firmat që do të bien: Zürich (-6%) dhe Zvicra jugperëndimore (-1%), tha një studim nga Bisnode D & B, përcjell albinfo.ch
“Analiza e Bisnode D & B tregon se ndërtimi, tregëtia dhe hoteleria mbajnë rrezikun më të madh të falimentimit. Nëse keni debitorë në këta sektorë, duhet të jeni të vetëdijshëm se rreziku i pagesës për shkak të falimentimit është më shumë se dyfishi “, thuhe në deklaratë.
Po ashtu ka pasur një rënie të vogël edhe në numrin e ndërmarrjeve të reja: 43.185 firma u regjistruan vitin e kaluar, 208 më pak se në vitin 2017.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë Aeroporti zviceran pëson rënie të ndjeshme në klasifikimin ndërkombëtar të kënaqësisë së udhëtarëve.... -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm?












