Shqipëria
Më shumë investohet në të burgosur se sa në studentë
Një zgjidhje do të ishte që këta 115 të dënuarit të paguanin secili një gjobë prej 1000 euro. Kështu, buxheti do të shtohej me dyfishin e shumës, që mund të humbiste nëse do ti burgoste
Një tjetër problem që hasen në burgjet shqiptare, është mbipopullimi, i cili vjen nga një sërë shkaqesh të ndryshme. Më kryesorja, është ajo e shtimit të kategorive për veprat penale dhe mungesa e dënimeve alternative.
“Mendoj që Gjykatat, në periudhën e fundit referuar, aplikojnë masat alternative dhe mendoj që me këto ritme nuk mund të akuzojmë në tërësi sistemin për mos aplikim të masave alternative”, tha Ilir Qafa, Drejtor i Shërbimit të Provës.
“Mbi popullimi në burgje është një shqetësim që e ka çdo qeveri në Shqipëri për hir të së vërtetës, dhe ndoshta çdo qeveri në vendet e rajonit”, tha Eduart Halimi, ish-Ministër i Drejtësisë së Shqipërisë.
Shtimi i të burgosurve, përkthehet në të kosto për buxhetin e shtetit të shqiptar. “Gjatë një korrespondence të Top Story me Drejtorinë e Burgjeve, ne mësuam se për të mbajtur një të burgosur, duhen rreth 486 euro në muaj”, raporton “TCH”.
Kjo është një shifër tepër e lartë, e cila tejkalon pagën minimale të një qytetari shqiptar, përcjell albinfo.ch.
“Shumë familje në Shqipëri jetojnë më në varfëri se të burgosurit, që fundja kanë bërë një vepër penale, që kanë vrarë, kanë kërcënuar apo kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve”, tha Ermal Tehla, ekspert ekonomie.
“Është një shifër e konsiderueshme, që po të krahasosh me kostot që paguan një student, ose kostot e edukimit të një studenti, është shumë i ulët”, tha Isuf Shehu, avokat.
Nëse marrim statistikat zyrtare të të dënuarve për veprën penale “Shkelje e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”, rezultojnë vetëm për muajin Maj 2018, 115 të burgosur.
Kryesisht janë dënuar për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa patentë. Kodi i Ri Penal parashikon për këtë vepër, nga 10 ditë deri në 3 vjet burg.
Nëse marrim një minimum dënimi, 1 muaj, atëherë këta 115 të burgosur do ti kushtojnë shtetit shqiptar, rreth 55 mijë euro në muaj. Pra, një shifër e konsiderueshme, kur mendojmë që kjo është vetëm një nga veprat penale që mund të konvertohet me dënime alternative.
“Ne si shtet investojmë 350 milionë euro në vit për arsimin, referuar një rregulli përpjestimor sikundër bëmë dhe me të burgosurit, ne shpenzojmë nga taksapaguesit shqiptarë rreth 40 euro në muaj për një nxënës apo student. Që do të thotë 15 herë më pak se sa me një të burgosur”, tha Ermal Tehla, ekspert ekonomie.
Përgjithësisht, vendet evropiane praktikojnë dënime administrative, me gjobë të majme për drejtuesit e automjeteve. Pra, një zgjidhje do të ishte që këta 115 të dënuarit të paguanin secili një gjobë prej 1000 euro. Kështu, buxheti do të shtohej me dyfishin e shumës, që mund të humbiste nëse do ti burgoste.
“Fusim një injorant në burg për shkak se ka kryer një vjedhje, dhe ai rri tre vjet në burg pa bërë asnjë lloj veprimi, vetëm vegjeton, vetëm konsumon këtë shtet, do të dale po aq injorant sa ka hyrë. Dhe është një kontingjent që të përsëris të njëjtën vepër penale nesër pasnesër dhe po prapë të na rëndojë në xhepat tonë”, Ermla Tehla, ekspert ekonomie.
Kostot e të burgosurve, janë të larta gjithandej, dhe këtu nuk bën përjashtim as Shqipëria. Një pjesë e mirë e vendeve Evropës Juglindore, nuk i kalojnë 6-7 mijë euro në vit, përveç Greqisë që është 9 mijë euro. Ndërkohë Italia ka një kosto prej 12 mijë eurosh dhe Britania rreth 12 mijë funte në vit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore Këshilli Kombëtar i Zvicrës ka rënë më në fund dakord të ndajë një milion franga shtesë... -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi














