Jeta në Zvicër
Më shumë kolona automjetesh nëpër rrugët zvicerane
Më shumë trafik, më shumë aksidente: koha e pritjeve nëpër autostrada ka arritur një kulm të ri në vitin 2016. Vetëm për shkak të kantiereve të ndërtimit ka pasur më pak bllokim trafiku.
Në vitin 2016, pritjet në komunikacion kanë shënuar rritje me 2.4 për qind.
Aksidentet vitin e kaluar ishin përgjegjëse për çdo të dhjetën orë të pritjeve në trafik. Për herë të parë pas shumë vitesh, kohëzgjatja e pritjeve të shkaktuara nga aksidentet përsëri u rrit me 6.9 për qind, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, ka vazhduar trendi në rënie në kantieret e ndërtimit. Ato u ulën në vetëm nën 360 orë, që korrespondon me 1.5 për qind të kohës së përgjithshme të pritjes.
Aktualisht, janë duke u zhvilluar rreth njëzet projekte me probleme të ngushta. Këto përfshijnë zgjerimin e kapaciteteve në (A1) dhe zgjerimin e disa lidhjeve të autostradës.
Duke siguruar qasje të drejtpërdrejtë në të dhënat e sistemeve kantonale, qendra e menaxhimit të trafikut të ASTRA-s do të jetë në gjendje të menaxhojë më mirë rrugët ekzistuese. Përveç kësaj, pajisjet për një sistem fleksibël të kontrollit të shpejtësisë do të instalohen në vjeshtë në seksionet Muri-Thun (A6) dhe kryqëzimin Buchrain Rütihof (A14).
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029










