Lajme
Më shumë kontakte ndërmjet bizneseve dhe bankave
Rritja e kontakteve ndëtmjet bizneseve dhe bankave është synimi i panairit të sivjetshëm të Shoqatës së Bankave të Kosovës
Me pjesëmarrje të bankave komerciale, mikrofinancave, kompanive të teknologjisë dhe kompanive të tjera shërbyese, është hapur “Panairi Financiar 2011”.
Kreu i Bordit të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Robert Wright, gjatë fjalimit të tij, ftoi pjesëmarrësit të jenë të bashkuar për të punuar për një ekonomi të fortë për vendin.
“Panairi Financiar” është një ngjarje ku industria financiare dhe përfaqësuesit e biznesit mblidhen për të ekspozuar produktet dhe shërbimet e tyre dhe për të diskutuar çështje me rëndësi bankare dhe ekonomike.
Drejtoresha e Shoqatës, Diturie Hoxha, para hapjes së debatit prezantoi shpërblimet për tre fituesit të cilët kishin dorëzuar shkrimin garues me temën “Normat e interesit në sistemin bankar në Kosovë”. Çmimi i parë iu dha Albulena Bektashit.
Guvernatori i Bankës Qendrore, Gani Gërguri, u ka premtuar të pranishmëve se do të angazhohet për rritjen e efikasitetit të punës dhe rritjen e kontakteve mes bizneseve dhe bankave.
Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës, ka deklaruar se deri më tash nuk është diskutuar sa duhet lidhur me normat e interesit.
“Panairi Financiar 2011” është i hapur edhe të premten, ku në kuadër të tij organizohet konferenca me titullin “Klima e Biznesit”.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










