Lajme
Më shumë lehtësi për turizmin në Shqipëri
Operatorët turistikë vërejnë rritje të numrit të vizitorëve që vijnë nga Gjermania, atyre nga Zvicra, Holanda, vendeve nordike, bullgarë dhe vendeve të rajonit
Në prag të sezonit turistik në Shqipëri operatorët turistikë thonë se aplikimi i TVSH-së për turizmin prej 20 për qind e bën tregun më pak konkurrues krahasuar me vendet e rajonit.
Për këtë arsye, ‘Shoqata Shqiptare e Turizmit’ kërkon ndërhyrjen e qeverisë për uljen nën 10 për qind të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për hotelerinë, çka do të jepte efekt të drejtpërdrejtë në uljen e çmimit të paketave turistike, transmeton TCH.
“Për hotelerinë kërkojmë që taksa të jetë nën 10 për qind, sepse konkurrenca e madhe rajonale e bën të detyrueshme të rishikohet 7, 8 dhe 10 maksimumi, ndërsa për restorantet një taksë nga 12-15 për qind, kjo na bën të jemi 3-4 për qind më konkurrues në rajon”, thotë Enver Mehmeti nga Shoqata Shqiptare e Turizmit.
Një tjetër masë lehtësuese për operatorët turistikë është heqja e taksës aeroportuale prej 10 euro.
“Kemi prekur taksën e çarterimit prej 10 eurosh që qëndron prej 2005-ës. Qëndron si taksë rutinë që askush nuk e di përse dhe që rrit koston e turizmit jo pak, por 10 euro në paketë”, thotë Mehmeti.
Ajo që ka shtuar interesin e turistëve të huaj është përfshirja e Shqipërisë në turnetë e përbashkëta me Kroacinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.
Por, për të përmbushur pritshmërinë e vizitorëve dhe për të bërë që ata të rikthehen sërish për pushime në Shqipëri nevojitet klasifikimi i shërbimeve, rritja e cilësisë së hotelerisë, guidave turistike, kompanive të transportit, etj.
Operatorët turistikë vërejnë rritje të numrit të vizitorëve që vijnë nga Gjermania, atyre nga Zvicra, Holanda, vendeve nordike, bullgarë dhe vendeve të rajonit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












