Lajme
Më shumë para nga diaspora sesa investime
Deri në shtator 2011, vlera e dërgesave të emigrantëve arriti në 393 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 5 për qind
Gjatë vitit 2011 dërgesat e emigrantëve kanë shënuar rritje në 393 milionë euro, derisa investime të huaja janë bërë në vlerë prej 292.7 milionë euro, thuhet në Raportin e Bilancit të Pagesave në Bankën Qëndrore të Kosovës, i cili pasqyron zhvillimet kryesore në bilancin e pagesave të vendit.
Kjo tregon se më shumë se mbi 100 milionë euro, kanë ardhur në Kosovë remitanca nga diaspora sesa investime të huaja.
Për dallim prej disa vendeve të tjera të rajonit, Kosova ka vazhduar të shënojë rritje të dërgesave të pranuara edhe gjatë vitit 2011.
Kështu, deri në shtator 2011, vlera e dërgesave të emigrantëve arriti në 393 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 5 për qind”, ka thënë Gërguri. Këto të dhëna të këtij raporti tregon se dërgesat e emigrantëve janë duke dhënë kontribut të rëndësishëm në rritjen e konsumit në Kosovë
Sipas Raportit të Bilancit të Pagesave, rritja e dërgesave të emigrantëve edhe gjatë kësaj periudhe në masë të madhe është si rezultat i asaj që pjesa më e madhe e dërgesave të emigrantëve në Kosovë vjen nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto të cilat janë ndikuar më pak nga kriza e fundit.
Hulumtimet e bëra tregojnë po ashtu se pjesa më e madhe e dërgesave të emigrantëve në vend kanë për destinim financimin e konsumit të ekonomive familjare.
Autoritetet bankare në Kosovë kanë thënë se duke pasur parasysh potencialin mjaft të lartë financiar të emigrantëve kosovarë, duhet të bëhen përpjekje që mjetet financiare të emigrantëve të angazhohen në ekonominë e vendit edhe në formë të investimeve, gjë e cila do të siguronte një shfrytëzim shumë më produktiv të këtyre mjeteve, me mundësi për të rritur prodhimin dhe punësimin në vend.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











