Lajme
Më shumë produkte „Made in Albania“ në tregjet e Evropës
Eksportet për muajin korrik kanë pësuar rritje me 10.1 për qind në krahasim me një vit më parë ndërkohë që importet kanë pësuar ulje
Produktet “Made in Albania” shtojnë prezencën në tregjet e huaja. Rritja e eksporteve ka ndikuar kështu në përmirësimin e bilancit tregtar të vendit duke ulur me 7.2 për qind deficitin krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, raportojnë mediat e Tiranës.
Alma Mezini Specilaiste e Tregtisë me Jashtë pranë INSTAT deklaron se eksportet për muajin korrik kanë pësuar rritje me 10.1 për qind në krahasim me një vit më parë ndërkohë që importet kanë pësuar ulje.
Disa prej nëngrupeve që kanë pësuar rritjen më të madhe të eksporteve si grupi “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, i cili u rrit 21.2 për qind, “tekstile dhe këpucë” u rrit 20.5 për qind, “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 5.2 për qind.
Krahasuar me qershorin e vitit 2012, importi i mallrave me akcizë ka patur rritje 13 për qind.
Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 75.4 për qind, e zënë nënproduktet e naftës.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












