Uncategorized
Më shumë punëtorë „temporarë“ në Zvicër
Me gjithë frangun e fortë zviceran, më 2016 janë paralajmëruar vende të reja pune. Kështu parashikon një studim i plaformes Personnel. Megjithatë, numri i vendeve të punës të përkohshme do të rritet me shpejtësi.
2015-a ishte viti i frangt të fortë. Valuta e fortë kishte ndikuar veçanërisht në tregun e punës. Kështu shumë kompani hoqen dorë nga rritja e pagave apo edhe krijimi i vendeve të reja. Tani, megjithatë, parashikimet janë optimiste. Pavarësisht frangut të fortë, do të hapen në vitin 2016 vende të reja pune.
Shumica e vendeve të reja të punës janë paralajmëruar në farmaceutikë, teknologji mjekësore, inxhinieri precize dhe në logjistikë.
Profesionistët janë më shumë se kurrë të kërkuar, specialistët e tillë si inxhinierë, specialistë të IT, teknikë dhe në inxhinieri mekanike.
Megjithatë, e ardhmja nuk do të jetë e mirë për gjithë tregun e punës.
Sipas studimit të faqes Personnel, do të ketë më shumë vende të punës së përkohshme si dhe rekrutim të personelit të ri, por jo edhe punë të përhershme.
“Puna e përkohshme është e pasigurt, punonjësit e përkohshëm shpesh kanë paga më të ulëta dhe kushte më të këqija të punës se sa punëtorët e përhershëm, për shembull, në rast sëmundjeje ose gjatë punës”, tha Pepo Hofstetter nga UNIA për 20 minuta.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











