Kosova
Më shumë se 30 studentë kosovarë ishin këtë vit bursistë në Gjermani
Para pak ditësh, ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde ka bërë të ditur në Twitter se mbi 30 studentë kosovarë kanë qenë sivjet bursistë të Bursës Ndërkombëtare të Parlamentit (IPS), gjë që ndikon në zhvillimin e demokracisë në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Viola Salihi dhe Learta Hajzeraj janë dy nga më shumë se 30 kosovaret që ndoqën me sukses Programin IPS të Bundestagut. Shumë nga IPS-Alumni po luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e demokracisë së re në Kosovë sot. Kjo është diçka për të cilën ne jemi shumë krenarë!”, ka shkruar Rohde.
Bundestagu gjerman ndan çdo vit Bursën Ndërkombëtare të Parlamentit për absolventë, të cilët janë të interesuar të ndjekin studimet në politikë në “Humboldt Universität zu Berlin”. Pjesa kryesore e studimeve ka të bëjë me një bashkëpunim tremujor me një anëtar të Bundestagut gjerman. Bursistët me këtë rast përfshihen në mënyrë aktive në punë brenda një zyreje të një deputeti gjerman.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












