CH-Ballkani
Më shumë se 340 fëmijë të mbytur në Mesdhe
Nga shtatori i vitit të kaluar, më shumë se 340 fëmijë të vegjël janë mbytur në Mesdheun Lindor
Një mesatare prej dy fëmijëve refugjatë mbyten çdo ditë që nga shtatori i vitit 2015, derisa familjet e tyre ishin duke bërë përpjekje për të kaluar Mesdheun Lindor, dhe numri i vdekjeve të fëmijëve është në rritje, sipas IOM, UNHCR dhe UNICEF. Agjencitë në fjalë kanë bërë thirrje për rritje sigurisë për të ikurit nga konflikti dhe dëshpërimi.
Nga shtatori i vitit të kaluar, më shumë se 340 fëmijë të vegjël janë mbytur në Mesdhe. Numri i përgjithshëm i fëmijëve që kanë vdekur mund të jetë edhe më i madh, sipas agjencive, për shkak se trupat e tyre janë të humbur në det, sipas agjencive.
Drejtor Ekzekutiv i UNICEF-it, Anthony Lake, tha se vendet duhet të bashkëpunojnë që këto udhëtime të rrezikshme të bëhen më të sigurta.
« Askush nuk e vë fëmijën në një varkë në qoftë se ka një alternativë të sigurt, “shtoi ai.
Pjesa e Detit Egje në mes Turqisë dhe Greqisë është një nga rrugët më vdekjeprurëse në botë për refugjatët dhe migrantët.
« Këto vdekje tragjike në Mesdhe janë të patolerueshme dhe duhet të ndalen “, tha komisioneri i OKB-së për Refugjatë, Filippo Grandi.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB u mblodh në një takim të nivelit të lartë për të ndarë përgjegjësitë në botë përmes rrugëve ligjore për pranimin e refugjatëve sirianë, që do të mbahet në Gjenevë më 30 mars.
Gjatë gjashtë javëve të para të vitit 2016 kanë humbur jetën 410 njerëz nga 80 mijë që kalojnë nëpër Mesdheun Lindor.
” Kjo është një katastrofë humanitare në rritje, e cila kërkon që të angazhohemi në të gjithë botën. “tha drejtori i përgjithshëm i IOM-it në Gjenevë, William Lacy Swing, përcjell albinfo.ch
Sipas agjencive, fëmijët përbëjnë 36 për qind të atyre që kalonin detin
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












