Shkurt.ch
Më shumë se 8.000 azilkërkues zhduken në vitin 2016
Në mes të janarit dhe nëntorit të vitit të kaluar 8.166 azilkërkues jënë larguar nga mbikëqyrja e Sekretariatit Shtetëror për Migrantë (SEM), shifër rekorde kjo. Gjatë periudhës së njëjtë në vitin 2014 dhe 2015, kjo shifër ishte 5.501 dhe 4.943. Shumica prej tyre kanë lënë Zvicrën.
Këta janë njerëz e kanë braktisur procedurën e azilit pa e informuar Sekretariatin e Shtetit për Migrim (SEM), thekson zëdhënësi i Sekretariatit, z. Martin Reichlin.
Shumica e këtyre largimeve të pakontrolluara bëhen nga kërkuesit afrikanë të azilit, në veçanti nga Eritreja (801), Gambia (792), Nigeria (716), Guinea (508), Algjeria (504) dhe Somalia (494).
Arsye të ndryshme mund t”i çojnë emigrantët që ta ndalin procedurën e azilit pa i njoftuar autoritetet. Bëhet fjalë për persona që e dinë se kërkesa e tyre do të refuzohet ose që dëshirojnë të bashkohen me të afërmit e tyre në një vend tjetër, shpjegon z. Reichlin.
Jo më shumë persona «pa dokumente»
Pavarësisht rritjes së braktisjeve të pakontrolluara, numri i emigrantëve pa dokumente nuk është rritur megjithatë. “Ne supozojmë se këta aplikantë largohen nga Zvicra”, shton zëdhënësi i lartpërmendur.
Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2016, më shumë se 4.800 nisje të pakontrolluara ishin regjistruar. SEM ka vlerësuar se këta emigrantë kanë vazhduar udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












