Shkurt.ch
Më shumë se 900 tërmete goditën Zvicrën më 2018
Zvicra ka regjistruar më shumë se 900 tërmete në vitin e kaluar, ka njoftuar Zyra Sizmologjike Zvicerane (SED) të hënën.
Më pas se 3 % (25) prej tyre ishin me një madhësi prej 2.5 ose më shumë, megjithatë, kryesisht nuk janë regjistruar dëme të mëdha, shkruan ‘swissinfo.ch’.
Dy tërmetet më të forta ishin më 17 janar dhe 1 shkurt në anën austriake të luginës Klosteral.
Të dy arritën një magnitudë prej 4.1 të shkallës Riter dhe ata ishin të vetmit që kanë shkaktuar dëme të vogla, duke përfshirë çarje në fasadat e ndërtesave, tha SED në një deklaratë, përcjell albinfo.ch.
Tërmeti më i fortë në Zvicër ndodhi më 23 gusht në Valais, pranë Dents de Morcles, prej 3.2 shkallë të Riterit.
Rreth 400 mesazhe u dërguan nga banorët në zyrën e SED. Në përgjithësi, aktiviteti sizmik ishte mesatar në 2018, thekson SED. Tërmetet me pasoja të rënda – regjistrimi i magnitudës 6 ose më shumë – janë një dukuri e rrallë në Zvicër, duke e goditur vendin çdo 50 deri në 150 vjet.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë Aeroporti zviceran pëson rënie të ndjeshme në klasifikimin ndërkombëtar të kënaqësisë së udhëtarëve.... -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm?












