Shkurt.ch
Më shumë të papunë në Zvicër
Situata në tregun e punës është përkeqësuar gjatë muajit gusht në Zvicër.
Papunësia u rrit nga 2.7 për qind sa ishte në muajin korrik, në 2.8 për qind në muajin gusht.
Numri i të papunëve është rritur në gusht për 3529 në 119.823, raporton Sekretariati për Çështje Ekonomike (SECO). Edhe pse rritja arsyetohet për shkaqe sezonale, numri i të papunëve është shtuar për 7.3 për qind brenda një viti.
Më shumë të papunë janë lajmëruar të rinjtë të moshës mes 15 deri 24 vjeç.
Në entet për punësim janë regjistruar si të papunë 3246 të rinj në 19.779. Që do të thotë 9.4 për qind më shumë se vitin paraprak.
Norma më e lartë e papunësisë në 4.9 për qind është regjistruar edhe te të huajt. Në krahasim me muajin gusht të vitit të kaluar bëhet fjalë për një rritje prej 0.4 pikë për qind.
Serge Gaillard, shef i SECO-s, tha se tregu zviceran i punës është stabil, pavarësisht mbivlerësimit të frangut dhe krizës në Eurozonë.
Rritja e papunësisë në muajin gusht ishte normale, sepse në këtë muaj shumë të rinj kanë përfunduar shkollimin e tyre.
“Industria zvicerane është në presion për shkak të mbivlerësimit të frangut zviceran dhe krizës evropiane. Prandaj, është për t’u befasuar sesi tregu i punës ka mbetur i qëndrueshëm në industrinë zvicerane”, tha Gaillard.
SECO parashikon që deri në fund të vitit numri i të papunëve të arrijë në 2.9 për qind.
Gjatë 2013-ës pritet të rritet kuota e të papunëve në 3.1 për qind.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













