Shqipëria
Më shumë vdekje se sa lindje!
Në tre dekadat e fundit, popullsia e Shqipërisë është ulur me 410 mijë vetë
Treguesit demografik të Shqipërisë shënuan një rekord negativ historik, teksa për herë të parë numri i vdekjeve ka kaluar atë të lindjeve.
Instituti i Statistikave raportoi se në tremujorin e parë të këtij viti në Shqipëri kanë lindur 285 veta më pak se sa vdiqën për të njëjtën periudhë duke bërë që shtesa natyrore e popullsisë të rezultojë negative.
Të dhënat e detajuara tregojnë se përkeqësimi i treguesve të popullsisë është rezultat i rënies së lindshmërisë, shkruajnë mediat shqiptare.
Sipas INSTAT, për periudhën janar mars të këtij viti në të gjithë vendin u regjistruan vetëm 5669 lindje ose 18 për qind më pak se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
Lindshmëria në Shqipëri po bie me ritme të shpejta duke paralajmëruar një krizë të thellë demografike në të ardhmen.
Sipas INSTAT, vitin e kaluar numri i lindjeve shënoi nivelin më të ulët që nga viti 1930, kohë në të cilën shteti shqiptar krijoi për herë të parë regjistrin civil. Por ky rekord negativ me gjasa do të përkeqësohet sërish këtë vit.
Në tre dekadat e fundit, popullsia e Shqipërisë është ulur me 410 mijë vetë. Por shkaku i kësaj rrudhje ka qenë i lidhur vetëm me emigrimin masiv i shqiptarëve.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026











