Lajme
MeD: Mundësisht shmanguni Merdares, ka punime në rrugë
Në prag të pushimeve verore, Ministra e Diasporës iu bën apel të gjithë bashkatdhetarëve që të informohen paraprakisht nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendrën kombëtare për menaxhimit kufitar rreth kolonave në kufij
Sipas MeD-së, informacioni paraprak ua mënjanon kolonat e gjata nëpër pikat kufitare.
“Meqë tash është koha e pushimeve, kur bashkatdhetarët vijnë në atdhe, Ministria e Diasporës u rekomandon që paraprakisht, para se ta marrin rrugën për në Kosovë, ta konsultojnë vebfaqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendrën kombëtare të menaxhimit kufitar, e cila për çdo ditë pasqyron situatën në pikat kufitare, duke treguar edhe për kohën e pritjes”, thuhet në njoftim.
Duke konsultuar këtë faqe, bashkatdhetarët sipas MeD-së, do të kenë mundësi të kalojnë aty ku e kanë më lehtë dhe ku nuk krijohet kolonë e gjatë pritjeje.
“Për shkak të punimeve në terminalin e ri, por edhe për shkak të përqendrimit që ndodh në Merdare gjatë ardhjes së mërgimtarëve, ajo pikë kufitare mund të jetë më problematikja sa u përket pritjeve, andaj Ministria e Diasporës, në konsultim me Policinë e Kosovës, rekomandon që, aq sa ka mundësi, të shmanget ajo pikë dhe të shfrytëzohen pikat e tjera kufitare”, thuhet në njoftim.
Për çfarëdo problemi ose halli që mund t’u paraqitet gjatë rrugës, bashkatdhetarët sipas kësaj ministre, menjëherë duhet ta njoftojnë Policinë e Kosovës dhe Zyrën e Kosovës në Beograd në: + në +38166247743 dhe [email protected], por edhe Ministrinë e Diasporës në: [email protected].
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











