Shqipëria
Mediat sllovene: Fitore bindëse e opozitës në Shqipëri
Media kryesore sllovene, Demokracija, shkruan se opozita do t’i fitojë bindshëm zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në Shqipëri të dielën (më 25 prill).
Zgjedhjet do të jenë shumë të tensionuara, jo vetëm për shkak të krizës së thellë ekonomike dhe pandemisë së virusit Covid 19, por edhe për shkak të qeverisjes tetëvjeçare të Kryeministrit autokratik Edi Rama, partia e të cilit, PS, kontrollon vendin në të gjitha nivelet – nga qeveria dhe Parlamenti, deri në nivelin e bashkive, zbatimin e ligjit dhe “institucionet e pavarura”, shkruan mediumi slloven. Kjo është për shkak të legjislacionit të ndryshuar zgjedhor të zbatuar nga qeveria e Kryeministrit Rama. Sundimi autokratik dhe arrogant i Kryeministrit Rama, i kombinuar me nivele të larta korrupsionit dhe krimit, nuk e ka vendosur gjithashtu Shqipërinë në rrugën e duhur për të shkuar më pranë Bashkimit Evropian.
Por, pas tetë vjetësh në pushtet, popullariteti i Ramës dhe partisë së tij është shumë i ulët. Rezultatet e një sondazhi që përfshin katër parti kryesore: Partia Socialiste (PS) e Kryeministrit Rama, Partia Demokratike (PD) – Lulzim Basha, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) – Monika Kryemadhi dhe Partia Social Demokrate e Tom Doshit (PSD) (e cila ka lidhje me krimin e organizuar dhe është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara) parashikon ndarjen vijuese të deputetëve në dymbëdhjetë zona elektorale:
Qarku Shkodër: PS 3, PD 6, LSI 1, PSD 1,
Qarku Kukës: PS 1, PD 2
Qarku Lezhë: PS 2, PD 3, LSI 2,
Qarku Dibër: PS 2, PD 3, LSI 1,
Qarku Tiranë: PS 16, PD 14, LSI 7, PSD 1,
Qarku i Durrësit: PS 6, PD 7, LSI 2,
Qarku Elbasan: PS 6, PD 6, LSI 2;
Qarku Korçë: PS 4, PD 4, LSI 3;
Qarku Fier: PS 8, PD 5, LSI 3;
Qarku Berat: PS 3, PD 2, LSI 2,
Qarku Vlorë: PS 7, PD 4, LSI 1,
Qarku Gjirokastër: PS 2, PD 1, LSI 1.
Siç tregojnë rezultatet e sondazhit, asnjë parti nuk do të marrë shumicën absolute, por ka një mundësi që partitë e opozitës PD e LSI të formojnë një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori











