CH-Ballkani
Media zvicerane: Lojërat e Erdoganit dhe Putinit mbi Ballkanin të kujtojnë fillimin e LPB
Mediat zvicerane vijojnë ti kushtojnë rëndësi dëbimit “pa gjyq” dhe “pa dijen e kryeministrit Ramush Haradinaj” të gjashtë gylenistëve turq nga Kosova në Turqi, shkruan albinfo.ch.
“Me gjasë veprimi është kryer me dije të presidentit Hashim Thaçi. Kosova ndjek kërkesën e kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan,” shkruan “SRF”.
Hap i çuditshëm nga Kosova
Më tej media zvicerane shkruan se është për t’u çuditur që Kosova i është dorëzuar presionit të Turqisë. “Deri tani Kosova ishte qartë e pozicionuar drejt perëndimit. Lidhjet më të mëdha të pavarësisë së Kosovës nga Serbia qëndrojnë në Washington.”
SRF kujton edhe deklaratën e Hashim Thaçit për televizionin zviceran se “Kosova ka vetëm një rrugë – atë të integrimit në BE.”
Megjithatë, një muaj më vonë: Kosova ia jep dorën Erdoganit – me një aksion konspirativ dhe ilegal. Në Prishtinë bëhet fjalë për një ndryshim qeverish, pasi Hashim Thaçi ka gjithë pushtetin. Kosova preket nga dy ngjarje të rëndësishme brenda pak ditësh, herën e parë pas arrestimit të ministrit serb Marko Gjuriq në Mitrovicë.
Interesat turko-ruse mbi Ballkanin
“Me “backup” të presidentit rus Vladimir Putin, Vucic kërkon të maksimizojë ndikimin e Beogradit mbi Kosovë – dhe përsëriti sloganin nacionalist: “Kosova është Serbi”. Koncepti i kundërt erdhi direkt nga presidenti turk Erdogan, gjatë vizitës në qytetin me traditë osmane Prizrenin, ku deklaroi se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë.”
Erdogani shikon territoret ish osmane si pjesë e sferës së tij të ndikimit. “SRF” parashtron edhe pyetjen retorike, nëse gjithë kjo është rastësi?, duke menduar se zhvillimet e fundit janë kryer nga Hashim Thaçi me mbështetje të Erdoganit.
Fushatë e rrezikshme gjeopolitike
E qartë është: Burrat e fortë të Beogradit dhe Prishtinës luajnë një lojë zjarri me Fuqitë e Mëdha. Kjo sepse Perëndimi e ka lëshuar perspektivën e qartë ndaj Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch. BE-së nuk i vijë në ndihmë askujt – dhe SHBA fillimisht është çregjistruar. Kështu që në Ballkan, ngjashëm si në Siri, takohen interesat e Rusisë dhe Turqisë.
Kriza në zgripin e Europës edhe njëherë të kujton fillimit e Luftës së Parë Botërore, pas vrasjes së trashëgimtarit të perandorisë austro-hungarteze në Sarajevë 1914. Ballkani është ura mes Perëndimit dhe Orientit.
“Kaq larg nuk mund të shkohet, por rikthimi i një sistemi rivaliteti të interesave të Fuqive të Mëdha nuk është në interesin e Europës – duke e lënë të vetëm qytetin e Ballkanit perëndimor,” shkruan në fund analiza e medias zvicerane.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











