Kosova
Media zvicerane reklamon Kosovën: 10 fakte për shtetin më të ri të Evropës
Shteti më i ri i kontinentit të Evropës ka lënë pas një luftë të përgjakshme. Kosovarët janë krenarë mbi atdheun e tyre dhe tepër mikpritës me turistët e paktë. Kosova të ofron një sharm të veçantë. Kush kërkon diçka aventurë, edhe këtë ta ofron Kosova.
Si fakt i parë përmendet “eksporti” që ofron Kosova në “muzikën pop” me Rita Orën, pastaj përmendet “Ujëvara e Mirushes” që është një ndër peizazhet më spektakulare dhe të egra të Kosovës, në këtë pjesë të kanionit janë 16 ujëvara me 13 liqene të vogla që e përbëjnë pjesën më atraktive të kanionit. Më pas permendet fshati Artanë (Novobordë) që ka “Rrënojat e shekullit të XIII si në «Game of Thrones»”, shkruan albinfo.ch.
Për të mos mbaruar këtu, fakte tjera që përmend media zvicerane janë edhe “Kultura e kafesë” në Kosovë, që është më e mirë se në Itali.
“Kurkund nuk mund të shijojsh më me dashuri kafenë e zezë si në vendin e vogël ballkanik,” përcjell albinfo.ch. Si fakt tjetër përmendet edhe ngjitja në majën e malit më të gjatë në botë Everest, të kosovares Uta Ibrahimi (34) dhe Teatri Kombëtar i Kosovës që është ndërtuar në 1946 .

“Në rrugë drejt Evropës”
“Kosova dhe BE kanë një histori të pafat. Kosova kërkon që sa më shpejt të jetë e mundur të anëtarësohet në BE, por ajo nuk është njohur nga 5 prej 28 shteteve të BE. Eulex mundohet të ndihmojë strukturat kosovare për ndërtimin e shtetit ligjor – sëbashku me Bellorusinë, Kosova është vendi i vetëm që ka nevojë për vizë për të udhëtuar në BE,” shkruan “Blick” për faktin e shtatë, përcjell albinfo.ch. Në faktin e tetë, kësaj here përmendet qyteti perëndimor i Kosovës – Peja: që ka pranë manastirin e Deçanit dhe xhaminë e Bajraklive.
Në dy faktet e fundit nuk kishin si të mungojnë natyra përallore e maleve të Kosovës. “Pista e skijimit në Brezovicë” mbi 2000 metra e lartë, disa sosh duheshin të shërbenin si ndihmëse për lojërat olimpike Sarajevë 1984 dhe në fund “Gjeravica: maja më e lartë e Kosovës“.
“Me 2566 metra lartësi mbi detare, Gjeravica është maja më e lartë e Kosovës – zyrtarisht. Pasi me matjet e fundit “Maja e Njerit” është për dy metra më e gjatë 2568m. Për më shumë shtigje të mrekullueshme malore, mund të vizitoni faqen hiking.njeri.net,” shkruan në fund “Blick”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve












