Sport
Mediat e huaja për Shqipërinë
“Shqipërisë me 10 lojtarë fati i mohoi një pikë historike në debutimin e vet në një Evropian”, shkruan BBC
Debutimi i Shqipërisë në finalet e një Evropiani u pasqyrua gjerësisht nga mediat botërore dhe emëruesi i gjithë artikujve ishte një: heroikë! Shqipëria kishte mjaft raste ndaj Zvicrës, por nuk kishte fat, shkruan albinfo.ch.
“Mund të jesh hero edhe kur humbet!” Me këtë fjali e nis analizën e gjatë prestigjiozja italiane “Gazzetta Dello Sport”. Në artikull veçohet se gabimet i kushtuan humbjen Shqipërisë, e cila edhe pse me 10 lojtarë, mund të kishte barazuar me Gashin, 3 minuta nga fundi.
“Shqipëria rrezikon të eliminohet që me Francën në takimin e ardhshëm, por kjo pak rëndësi ka për tifozët kuqezinj, që paqësisht duartrokitën heronjtë e tyre”, thuhet më tej në artikull.
“De Biasi e nis keq!”. Me këtë titull nis pasqyrimin e ndeshjes “Corriere”, që shton më pas se shqiptarët vërtet ishin inferiore teknikisht, por moralisht ishin më lartë se kundërshtari dhe këtë e treguan edhe kur ishin me 10 lojtarë, kur iu afruan dy herë barazimit.
“Shqipërisë me 10 lojtarë fati i mohoi një pikë historike në debutimin e vet në një Evropian”, nis artikullin e vet BBC, që pas analizës së shkurtër mbi ndeshjen, ndalet tek fakti që në fushë ishte një derbi shqiptarësh, referuar këtu numrit të madh të lojtarëve me origjinë shqiptare që luajnë për Zvicrën.
“Daily Mail”, veç rezultatit dhe asaj që u pa në fushë, veçon duelin Xhaka-Xhaka dhe paraqitjen e nënës së tyre në shkallët e stadiumit të Lensit.
“Elmaze Xhaka, nëna e Granitit dhe Taulantit tregoi mbështetjen e saj për të dyja skuadrat duke veshur një fanellë me të dy flamujt”, shkruan tabloidi britanik.
“Shqipërisë i shpëton një barazim”. Kështu e titullon analizën e vet spanjollja “Marca”, që në analizën e vet thotë se përvoja dhe emocionet mposhtën kuqezinjtë.
Edhe Goal.com ndalet tek dueli mes vëllezërve Xhaka dhe deklaratës së Granitit që tha se ishte e vështirë të luaje kundër vëllait në fushë.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais












