Futboll
Mediat e huaja thurin elozhe për talentin shqiptar
Është Ernest Muçi që në ndeshjen e fundit ishte pa dyshim heroi i Legias së Varshavës në sfidën e Conference League ndaj anglezëve të Aston Villës, pasi shënoi dy gola, njëri më i bukur se tjetri, në suksesin 3-2 të polakëve, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se sulmuesi 22-vjeçar shqiptar u zëvendësua në minutën e 72-të dhe u shoqërua me ovacione nga tifozeria polake, që thirri në kor emrin Ernest Muçi për shumë sekonda.
Muçi ishte njeriu i ndeshjes, teksa sajti sportiv SofaScore e vlerësoi me notën e lartë 8.5. Si më i miri i ndeshjes, sulmuesi shqiptar u vlerësua edhe nga mediat polake që vlerësonin performancën dhe guximin e sulmuesit shqiptar.
“Kur ai u largua nga fusha në minutën e 71-të, ai u prit me ovacione dhe i gjithë stadiumi brohoriti emrin e tij. Me meritë. Muçi ishte heroi i Legias në ndeshjen kundër Aston Villas. Shqiptari shënoi dy gola, duke qenë lojtari më i mirë në fushë. Muçi luajti trimërisht, nuk u tremb nga veprimet individuale, të cilat i dhanë dobi në aksionin e golit për të çuar rezultatin në 3-2.
Sulmuesi i Legias mund të kishte shënuar edhe një gol para pushimit, por Ezri Konsa e ndaloi në momentin e fundit. Pavarësisht kësaj, Muçi luajti në mënyrë perfekte. Nëse dëshironi të shkëlqeni, është pa dyshim kjo mënyrë loje dhe në ndeshje të tilla”, shkruajnë mediat polake.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë










