Kosova
Mediat gjermane e ato turke raportojnë për rrahjen e deputetëve të Kosovës
Rrahja mes deputetëve të Kosovës ka bërë bujë edhe në mediat gjermane, ato turke, dhe shumë të tjera
Rrahja me grushte në mes deputetëve të Kosovës, Frashër Krasniqit dhe Milaim Zekës, ka bërë bujë jo vetëm në mediat e rajonit, por edhe më gjerë. Ata ishin rrahur ‘live’ në një debat televiziv, shkruan albinfo.ch.
Për këtë ngjarje kanë raportuar shumë media, ndër to edhe gjermane. “Një nga to, ‘Welt.de’, ka raportuar për këtë incident, duke shpjeguar edhe se si erdhi deri tek rrahja”, njofton “Klan Kosova”.
Kjo media shkruan se dhuna fizike në politikën kosovare nuk është përjashtim. ‘Welt.de’ përmend edhe rastet kur në Parlamentin e Kosovës ishte hedhur gaz nga opozita.
Gjithashtu edhe ‘CNN Turk’, ka raportuar për rrahjen e deputetëve kosovarë. Lajmin e kanë publikuar edhe shumë media të tjera në Turqi si Haber Turk, Dogan News Agency, e të tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=IFLKb1I7gys
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











