Kinema
Mediat gjermane për suksesin e filmit të Visar Morinës në Sundance Festival
Juria vlerësoi filmin e Visar Morinës si një "portretizim të fuqishëm dhe unik të dinjitetit njerëzor" me "empati të thellë" për personazhet e tij
Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, i cili ka marrë një çmim të rëndësishëm në Festivalin e Filmit Sundance është një bashkëprodhim midis Gjermanisë, Kosovës, Sllovenisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Belgjikës. Nisur nga kjo, mediat gjermane shkruajnë sot për një sukses të madh të filmit “bashkëprodhim gjerman”, shkruan albinfo.ch.
Agjenci e Lajmeve e Gjermanisë DPA.de shkruan: Festivali i Filmit Sundance u mbajt këtë vit në Utah për herë të fundit para se të zhvendoset në Colorado. Bashkëprodhimi Gjermani – Kosove “Shame and Money” është ndër fituesit.
Filmi “Shame and Money” nga regjisori i lindur në Kosovë, Visar Morina, i cili jeton në Gjermani që nga viti 1993, fitoi një çmim të madh në Festivalin e Filmit Sundance në Utah. Bashkëprodhimi gjerman mori Çmimin e Madh të Jurisë në Konkursin Dramatik të Kinemasë Botërore, siç u njoftua nga organizatorët të premten.
Filmi përqendrohet në një familje nga Kosova rurale që shpërngulet në kryeqytet pasi humbet jetesën.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, projekti filmik, një bashkëprodhim midis Gjermanisë, Kosovës, Sllovenisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Belgjikës, u vlerësua me Çmimin e Madh të Jurisë. Regjisori Morina e pranoi çmimin personalisht në skenë, transmeton albinfo.ch
Juria vlerësoi filmin e Morinës si një “portretizim të fuqishëm dhe unik të dinjitetit njerëzor” me “empati të thellë” për personazhet e tij. Regjisori ishte përfaqësuar tashmë në konkursin Sundance në vitin 2020 me bashkëprodhimin gjerman “Exile”, me Sandra Hüller në rolin kryesor.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti











