Shqipëria
Mediat në Serbi, thirrje serbëve: Blini prona në Shqipëri, janë lirë!
E ‘pushtuan’ bregdetin shqiptar, “Blici” i Beogradit u bënë thirrje serbëve: Blini prona, janë shumë lirë!
Dyndjes së madhe të qytetarëve serbë në bregdetin shqiptar, mediumi serb “Blic” i ka kushtuar një vëmendje të madhe.
Sipas këtij mediumi, bregdeti shqiptar tashmë nuk shihet për qytetarët serbë vetëm si një vend ku dëshirojnë të pushojnë, por edhe për të investuar.
“Blic” bën një krahasim të bregdetit shqiptar me atë të Malit të Zi në periudhën kur rusët paguanin shtrenjtë për çdo metër katror që mund të blinin atje.
“Shqipëria ofron çmime të lira jo vetëm për të pushuar, pro edhe për të investuar. Kohët e fundit qytetarët kanë një dëshirë të madhe që të blejnë prona pranë bregdetit ose dhe fare pranë tij”, shkruan “Blic”.
Shqipëria nga ta konsiderohet si një mundësi e mirë investimi, pasi “30 metër katror në breg të detit mund të blihen me 20 mijë euro”, një çmim i mirë krahasuar me vendet e tjera, si Turqia, Mali i Zi apo Kroacia.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












