Kosova
Mediat serbe: Vuçiq kërkoi heqjen e barrikadave, serbët s’e dëgjojnë
Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tregoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka kërkuar serbëve në veri të Kosovës që të tërhiqen nga barrikadat. Ai tha se kjo kërkesë u bë pas deklaratës së lëshuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian lidhur me situatën në veri të Kosovës.
“Pas këtyre deklaratave zyrtare, Vuçiq zhvilloi një bisedë për më shumë se dy orë me serbët e veriut dhe ua prezantoi përmbajtjen e këtyre dokumenteve dhe deklaratave. U tregoi gjithçka që do të përfitojmë dhe kërkoi që populli ynë të tërhiqet nga barrikadat”, tha Petkoviq sot gjatë një konference për media.
Megjithatë, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas bisedës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sipas raportimeve është shprehur se serbët, në fakt, refuzojnë që të tërhiqen nga barrikadat.
“Sapo i kemi përfunduar bisedimet me presidentin Vuçiq, tani do të flasim me njerëzit tanë në Kosovë. Morëm lajme të rëndësishme për lirimin e Pantiqit, Nedeljkoviqit dhe të arrestuarve të tjerë, arritëm të lexojmë garancitë e Bashkimit Evropian se nuk do të ketë arrestime për pjesëmarrje në barrikada, si dhe garancinë e KFOR-it që forcat e sigurisë së Kosovës nuk do të vijnë në veri pa pëlqimin tonë”, tha ai për TV Pink.
Ai shtoi se Vuçiq mendon se është mirë të hiqen barrikadat, por shtoi se serbët nuk i besojnë qeverisë së Kurtit dhe as garancive ndërkombëtare.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia









