Shqipëria
Mediat zvicerane ndjekin minutë pas minute situatën pas tërmetit në Shqipëri
Fotografitë nga tërmeti nuk zbresin nga ballina ndërkohë që me "newsticker" ndiqet situata në Shqipëri minutë pas minute
Mediat e gjithë botës po i kushtojnë hapësirë të madhe tërmetit të fuqishëm që goditi sot Shqipërinë. Ato merren intensivisht me pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore të përmasave të mëdha.
Ajo që bie në sy është hapësira që tërmetit në Shqipëri po i japin mediat në gjuhën gjermane dhe në veçanti ato të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Portali i gazetës zvicerane “20minuten” që nga mëngjesi ka rezervuar ballinën ose faqen e parë për lajmet që vijnë nga zonat e tërmetit. Fotografitë nga tërmeti nuk zbresin nga ballina, ndërkohë që me “newsticker” ndiqet situata në Shqipëri minutë pas minute.
Ngjashëm, në ballinën e saj të lajmeve ndërkombëtare e ka vendosur edhe portali i radiotelevizionit publik zviceran SRF lajmin me ilustrime nga pasojat e tërmetit, shkruan albinfo.ch. Edhe ky portal bën freskimin e lajmeve në kohë reale.
Po ashtu, me “newsticker” po e përcjell gjendjen në Shqipëri edhe portali i gazetës tjetër, Blick.
Krahas lajmeve që rifreskohen në vazhdimësi, këto media japin edhe rrëfime nga njerëzit që kanë përjetuar tërmetin në Shqipëri. Bëhet fjalë për turistë nga Zvicra (me origjinë shqiptare dhe të tjerë), të cilët kanë qëlluar mbrëmë dhe sot në Durrës ose në zonat e tjera të goditura nga tërmeti.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?












