Kalendari
Mërgata organizon ditët e kulturës shqiptare
Në dhjetë vjetorin e shoqatës “Yjet e Kosovës” ditës së flamurit dhe ditëlindjes së ish- Presidentit Ibrahim Rugova, në bashkëpunim me Ministrin e Diasporës, do të organizohen ditët e kulturës shqiptare.
Në lidhje me këtë ceremoni do të ketë edhe muzikë ku do të këndoj, këngëtari Malësori, nën përcjellje dhe orkestrim të Fitim Latifit.
Gjithashtu, në këtë manifestim do të marrin pjesë edhe shoqatat,„Rinia“ Singen ,“Pavarësia“ Stuttgart dhe grupi i valleve shqipe i “Yjeve të Kosovës”.
Manifestimin me pjesëmarrëje e nderon edhe „Big Band“ i Realschule Emmendingen ,“Dance Stompers“ Mundigen ndërsa parashihet të ketë edhe aktivitete të tjera.
E gjithë ngjarja do të organizohet më 2 dhjetor ndërsa hyrja do të jetë gratis.
Gjithashtu, në lokalet e komunës së Emmendingenit më 5 dhjetor nga ora 17.30 hapet ekspozita e cila prezenton veprimtarin dhjetëvjeqare të shoqatës :Yjet e Kosovës“ e cila qëndron e hapur për një muaj.
Manifestimin e organizuar nga komuna e nderojnë me prezencën dhe angazhimin e tyre figurat më të rëndësishëme politiko-publike,si dhe nën regjinë e Mustafë Shabanit programi kulturor begatohet me pjesën teatrore:“Ne Yjet e Evropës“nga anëtarët e shoqatës „Yjet e Kosovës“, ku do të ketë edhe pjesë muzikore nga akedemikët Kushtrim Gashi ,dhe Albert Ibrahimaj
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit02 Dhjetor 2018
- Ora17:30
- Data e përfundimit5 Dhjetor 2018 - 19:00
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane Në vitin 2025, 214 persona humbën jetën në rrugët zvicerane, 36 më pak se një vit... -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve













