Sport
Mehmedi nuk largohet nga Leverkusen
Sulmuesi shqiptar ka bërë të ditur se përkundër disa oferta nuk e ka ndërmend të largohet nga Bayer Leverkusen
Admir Mehmedi ka thënë se është i kënaqur në skuadrën aktuale, Bayer Leverkusen dhe nuk e ka ndërmend të largohet, shkruan albinfo.ch.
25-vjeçari është që dy vite në Bayern Leverkusen, ku në 25 paraqitje ka shënuar katër gola, por ai ka pasur shumë oferta nga skuadra të ndryshme, megjithatë ai vendosi të qëndroi në Bayern.
“Kam pasur disa oferta. Por për mua ishte e qartë se unë dëshiroja qëndrimin në këtë skuadër. Pas përgatitjes, kam pasur disa bisedime me trajnerin Roger Schmidt. Ai më tha që duhet të qëndroj për të pasur një shans”, ka thënë Mehmedi.
Ai është sulmuesi kyç i Zvicrës dhe kështu pritet të jetë edhe në kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018”. Ai shënoi edhe një gol në Kampionatin Evropian ndaj Rumanisë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












