Lajme
Mehmeti: Përgjimi është montazh
"Nuk e kam bërë unë këtë telefonatë. Është pa sens. Është montazh”, thotë Ermira Mehmeti
Deputetja e BDI-së në Maqedoni, Ermira Mehmeti e cila u bë objekt debati në të gjitha portalet shqiptare në Ballkan për shkak të disa përgjimeve “seksuale” telefonike me zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi, ka reaguar duke u quajtur ato si montazh. Ajo thotë se këto janë bërë qëllimisht ndaj saj, ndërsa paralajmëron padi në Prokurori.
“Nuk e kam bërë unë këtë telefonatë. Është pa sens. Është montazh” thotë Ermira Mehmeti, për dritare.net.
“Por e zbulova, kush e ka bërë, cili apo cila fshihet pas saj, kush e ka montuar dhe e denoncova ne Prokurori, ne Shkup, këtë të hënë. Tani do më duhet të mendoj me kujdes çdo hap, ndërsa po pres nga prokuroria ta hetoje dhe të zbulojë arsyet e vërteta që fshihen pas këtij skandali”, ka thënë ajo
Mehmeti, tregon se ky montazh ka dalë në media, për herë të parë mes së shtunës dhe të dielës, së javës së shkuar, por ajo është ne dijeni të tij, prej janarit 2016, kohë kur kane nisur kërcënimet për të, kërcënime qe ajo i ka denoncuar të gjitha, në Prokurori.
“Kërcënimet ishin të njerëzve të nëntokës, të cilët më shantazhuan”, tregon Mehmeti, e cila thotë se denoncimin në Prokurori e ka bërër në emër të saj, dhe jo në emër të BDI-së.
“Do dal nga kjo histori e shëmtuar dhe iu siguroj që nuk mbyllem në shtëpi e të qaj, por do ta çoj deri në fund, për të zbuluar publikisht, kush pretendon të marrë përfitime politike, financiare, duke shantazhuar. Unë nuk tërhiqem, sepse nuk kam asgjë për të fshehur”, deklarohet Mehmeti.
Ndërkaq Prokuroria e Shkupit, ka pranuar se ka nisur hetimet. Pritet që ajo të flasë pas ekspertizës së materialit të denoncuar nga Mehmeti. Në këtë përgjim dëgjohen pasthirrma emocionale dhe debat i shkujdesur “seksual” ndërmjet asaj që apostrofohet si Ermira Mehmeti dhe si Musa Xhaferi.
Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti për audio incizimi me përmbajtje seksuale ka folur më gjatë edhe në Opinion në TV Klan.
https://www.youtube.com/watch?v=ACWt4JXfdxc&feature=player_embedded
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për popullsinë e banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%













