Sport
Mëkat për humbjen, ëndrra vazhdon
Trajneri dhe futbollistët kuqezi ishin shumë të trishtuar me humbjen, por ëndrra vazhdon deri në fund
Shqipëria ishte përsëri e pafat, duke pësuar në fund nga Franca 2:0. Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi dhe futbollistët ishin të mërzitur pas ndeshjes, por theksuan se do të luftojnë deri në fund për t’u kualifikuar. Albinfo.ch ju sjell deklaratat e tyre.
Gianni De Biasi: “Ndjejmë keqardhje për humbjen, sepse deri dy minuta përpara fundit mund të kishim marrë rezultat. Djemtë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe treguan se jemi një skuadër që e meriton të luajë në Kampionatin Evropian. U përballëm me një skuadër shumë të fortë, të cilën e vendosëm në vështirësi në më tepër se një rast. Pashë entuziazmin e lojtarëve të Francës në momentin e shënimit të golit, sipas meje edhe ata nuk e besonin më se do të fitonin. Nuk jam i zhgënjyer nga asgjë. Jam krenar nga skuadra që kam në dispozicion, që zhvilloi një paraqitje të mirë dhe që u përshëndet nga tifozët e pranishëm. Diçka e merituar, vetëm kjo duhet thënë. Hodhëm në fushë gjithçka që kishim në dispozicion, për të provuar që ta godisnim Francën. Mund të kishim shënuar në fillim të ndeshjes, por nuk ia dolëm. Ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe sepse gjithashtu goditëm edhe shtyllën, ashtu siç e goditën edhe kundërshtarët. Meritonim diçka më tepër, por kjo nuk ka më rëndësi. Tashmë duhet të shohim përpara, kemi edhe ndeshjen e tretë dhe vetëm në fund do të bëjmë llogaritë”.
Etrit Berisha: “Duhet të ishim më tepër të fokusuar, por eksperienca na mungoi. Besoj se të gjithë dhanë maksimumin, por tash gjërat kanë ndodhur, nuk ka kthim pas. “Nuk do të dorëzohemi. Do të mundohemi të zëmë vendin e tretë, duhet të fitojmë takimin e fundit”.
Ansi Agolli: “Kemi bërë një pjesë të parë mjaft të mirë, por duhet të ishim më të sigurt në zonën tonë, por ky është futbolli. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e fundit. Nuk kemi kohë të qajmë këtë ndeshje pasi ndeshja e radhës pas katër ditësh”.
Mërgim Mavraj: “Nuk është befasi që humbën kundër francezëve kur luani kundër një ekipi shumë cilësor. Në këtë nivel diçka e vogël e vendos lojën. “Pas ndeshjes do t’i analizojmë gjërat dhe besojmë në fitore kundër Rumanisë”.
Ledian Memushaj: “Besojmë se e meritonin barazimin, por ky është futbolli. Duhet te shikojmë tani takimin me Rumaninë, pasi që fitorja na duhet patjetër. Duhet të përgatitemi sa më mirë. Kemi një rezultat me rumunët dhe duhet të fitojmë”, tha Memushaj pas takimit”.
Elseid Hysaj: “Po zhgënjim i madh, fati nuk na ndihmoi. Në minutën e fundit pësuan, por nuk kemi çka të bëjmë. Shqipëria duhet të jetë krenare. Këtu kemi ardhur që të fitojmë dhe të kualifikohemi. Kemi shpresë në ndeshjen e fundit. Ajo është beteja e fundit që duhet ta fitojmë”.
E-Diaspora
-
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA Ansambli shqiptar në Illinois performoi me valle tradicionale para ndeshjes së Chicago Bulls, duke e kthyer... -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut Trafiku në tunelin e Gotthardit është rënduar ndjeshëm për shkak të festave të Pashkëve, punimeve dhe... -
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë










