Shqipëria
Meloni mbron Ramën: E kanë linçuar vetëm se ndihmoi Italinë
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka dalë në krah homologut të saj shqiptar, Edi Rama, pas debatit të krijuar që nga publikimi i dokumentarit investigativ nga emisioni “Report” në televizionin Rai 3.
Pasi shpalli zyrtarisht kandidaturën e saj për zgjedhjet europiane, nga konventa e “Vëllezërve të Italisë” në Peskara, shefja e ekzekutivit italian kritikoi Rai 3, duke thënë se e sulmuan Edi Ramën me reportazhin e publikuar, vetëm se qeveria shqiptare ndihmoi Italinë, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
“Aq më tepër që e prezantuat si Telemeloni. Apo jo, Telemeloni? Ju e dini që Tele-Meloni krijoi një reportazh për Shqipërinë, në të cilin e portretizon atë si një narkoshtet. Më ndihmoni t’i dërgojmë solidaritetin tonë Edi Ramës, i cili u linçua vetëm se tentoi të ndihmonte kombin tonë”, tha ajo.
Meloni po ashtu tha se pas marrëveshjes së arritur mes Tiranës dhe Romës zyrtare për ngritjen e 2 kampeve në Shëngjin, për të pritur emigrantët që hyjnë në brigjet italiane, edhe e majta evropiane e linçoi publikisht shefin e qeverisë shqiptare.
“Kur bëmë një marrëveshje në qiell të hapur me Edi Ramën, e majta europiane propozoi ta përjashtonte nga socialistët europianë në vend që ta falënderonte që kishte vepruar në emër të solidaritetit europian, ata e linçuan”.
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve










