Lajme
Menaxhimi i parasë publike, sfidë për autoritetet në Kosovë
Njohës të çështjeve ekonomike shprehen skeptikë lidhur me mundësinë e menaxhimit transparent të parasë publike
Autoritete kompetente jo rrallë herë kanë marrë kritika për keqmenaxhim të financave publike, si nga organizatat financiare ndërkombëtare, por ashtu edhe nga ato vendore.
Por, ekzekutivi i vendit këtë çështje e ka vendosur në një ndër objektivat kryesore të punës për vitin 2012.
Të paktën kështu ka premtuar Bedri Hamza, Ministër i Financave, gjatë shpalosjes së prioriteteve të punës për këtë vit.
Në anën tjetër, njohës të çështjeve ekonomike shprehen skeptikë lidhur me mundësinë e menaxhimit transparent të parasë publike.
Berat Rukiqi, sekretar në Odën Ekonomike të Kosovës, pohon se për shpenzimin e mjeteve buxhetore nevojitet kujdes i shtuar nga të gjitha agjencitë buxhetore, dhe njëherësh kërkohet respektimi dhe zbatimi i ligjit për menaxhimin e financave publike.
Ai thotë se autoritetet kompetente duhet të ruajnë stabilitetin financiar dhe të eliminohen shqetësimet lidhur me keqmenaxhim e parasë publike, në mënyrë që të rregullohen raportet edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Vitin e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka ndërpretë një marrëveshje me autoritete kosovare për shkak të rritjes së pagave, shpenzime këto, siç është thënë, kanë devijuar nga programi i FMN-së.
Por, personeli i FMN-së dhe autoritet kanë arritur një marrëveshje në nivel mbi Programin e Monitorimit të Personelit, sipas së cilës, do të krijohet një mekanizëm përcjellës, që mund të çojë në një marrëveshje të mbështetur nga ky institucion në vitin 2012.
Sidoqoftë, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik dhe financiar në vend.
Kjo zyre në bazë vjetore e kryen auditimin e rregullsisë së buxhetit në të gjitha institucionet shtetërore, por edhe subjekte tjera të cilat janë më shumë se 50 për qind në pronësi publike, ose që marrin mjete financiare nga Fondi i Konsoliduar i Kosovës.
Megjithatë, jo rrallë herë, kjo zyre ka paraqitur vërejtje se ende ekziston një shkallë e keqpërdorimit të parasë publike në institucione të ndryshme në Kosovë. /Albinfo&REL/
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











