Lajme
“Mendoj për ty”, pushton mediet botërore
Gazeta britanike “The Guardian” kishte shkruar një artikull, ku tregonte se një fustan për gratë e dhunuara në luftën e Kosovës e ka dhuruar edhe Chery Blair dhe Rita Ora
Projeksioni artistik i Alketa Xhafa-Mripës i ekspozuar në stadiumin e Prishtinës, me moton: “Mendoj për ty”, ka pushtuar të gjitha mediet botërore. Me rreth 5 mijë fustane të ekspozuara, të gjitha dhuratë nga personalitete të ndryshe vendore e ndërkombëtare, artistja kosovare ka nxjerr në pah, gjendjen emocionalisht të rreth 20 mijë grave të dhunuara seksualisht në luftën e Kosovë.
Gazeta britanike “The Guardian” kishte shkruar një artikull, ku tregonte për fustanet e grumbulluara dhe personalitetet ndërkombëtare që i dhuruan ato duke përfshirë Chery Blair dhe Rita Orën.
Edhe e përditshmja angleze “Daily Mail”, ka shkruar për instilacionin, duke e përmendur se në mesin e fustaneve të varura na stadiumin e Prishtinës, qëndron fustani i Rita Orës dhe gruas së ish-kryeministrit anglez, Tony Blair, transmeton KK.
Edhe agjencia amerikane e lajmeve ABC News, i ka kushtuar një artikull veprës artistike në përkrahje të grave të dhunuara në luftë.
“Yahoo” “News”, “Quartz”, “Euronews”, janë disa nga mediat të cilat botërisht kanë bërë publik lajmin, se në Kosovë është shpalosur ekspozita “Mendoj për ty”, në përkrahje të grave të dhunuara seksualisht, gjatë luftës në Kosovë.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?












